Pogba është i gatshëm të qëndrojë me Manchester Utd

Futboll

Pogba është i gatshëm të qëndrojë me Manchester Utd

Më: 29 janar 2022 Në ora: 15:09
Pogba është i gatshëm të qëndrojë me Manchester Utd

Mesfushorit të Manchester United-it i skadon kontrata në qershor 2022 dhe është një nga ata lojtarë që mund të ndezë tregun e transferimeve nëse vendos të mos rinovojë.

Negociatat me ‘Djajtë e Kuq’, për momentin janë në bllokim, por drejtuesit mund të luajnë një kartë fituese.

Sipas ‘The Sun’, Pogba do të kishte hapur mundësinë për të vazhduar aventurën e tij në Angli, me kusht që Ralf Rangnick të mbetet në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.

Dhe gazeta angleze saktëson se kjo është një mundësi mjaft konkrete, pasi United ka ndërprerë kërkimin për një trajner të ri pasi i ka lënë përshtypje të favorshme (si edhe vetë Pogba) puna e ish-trajnerit të Leipzig.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat