Neymar i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madridit

Futboll

Neymar i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madridit

Më: 29 janar 2022 Në ora: 23:55
Neymar

Neymar ka një datë të shënuar me të kuqe në kalendarin e tij: 15 shkurt 2022. Atë ditë PSG dhe Real Madrid takohen në Parc des Princes në ndeshjen e parë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve dhe qëllimi i sulmuesit brazilian është që të rikuperohet plotësisht nga lëndimi i tij për të qenë në gjendje të shoqërojë Messin dhe Mbappén në sulmin e skuadrës pariziene.

Më 28 nëntor të vitit të kaluar, në ndeshjen e Ligue 1 kundër St Etienne, Neymar Junior u lëndua.

Lojtari i Rio de Zhaneiros u largua nga fusha me barelë dhe të nesërmen u mësua se do të dilte jashtë për një periudhë prej gjashtë deri në tetë javë.

Mungesa dymujore ka përfunduar dje, por sipas gazetës L’Equipe, lojtari po përmbush afatet e përcaktuara nga shërbimet mjekësore të PSG -së. 

Neymar tashmë po ecën pa probleme, por ai ende nuk ka arritur të prekë topin në fushë. Megjithatë, si anësori brazilian ashtu edhe klubi janë optimistë dhe shpresojnë se ai mund të jetë gati për Real Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat