Renova arrin fitoren e parë

Futboll

Renova arrin fitoren e parë

Më: 30 janar 2022 Në ora: 12:20
Renova arrin fitoren e parë

Renova ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të ndeshjeve kontrolluese, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Qatip Osmanit në Ohër mundi ekipin e Voska Sport me rezultatin 4:0. Sërish në element doli të jetë përforcimi i fundit, Amir Kahrimanoviç, i cili shënoi golin e dytë të takimit, derisa serinë e golave për “gjipspunuesit” e kishte hapur Fatjon Jusufi.

Me këto dy gola u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë ekipi nga Xhepçishti shënoi edhe dy gola të tjerë, këtë herë falë dyshes sulmuese Emran Ramadani – Shefit Shefiti.

Ishte kjo ndeshja e katërt për Renovën dhe fitorja e parë, pas disfatës 4:1 ndaj Ferizajit dhe dy barazimeve ndaj Besës së Dobërdollit (1:1) dhe Voska Sportit (2:2). Ndeshjen e rradhës Renova do ta zhvillojë me datë 5 shkurt kundër Teteksit në Tetovë, ndërkohë Voska Sport me 2 shkurt do të zhvillojë ndeshjen e rradhës kundër Pelisterit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat