Xhaka e Kasami me Baselin fitojnë në Luzern

Futboll

Xhaka e Kasami me Baselin fitojnë në Luzern

Nga: K. Goca Më: 30 janar 2022 Në ora: 18:20
Xhaka e Kasami me Baselin fitojnë në Luzern

Futbollistët shqiptarë, Taulant Xhaka e Pajtim Kasami, me Baselin, shënojnë fitore me rezultat 3:0 ndaj Luzernit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Swissporarena" në Luzern. 

Frei shënoi nga penalltia në minutën e 49-të e 90+7 e Males në atë të 85-tën. 

Schulz nga minuta e 86 u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke e lënë me një lojtar me pak Luzernin. 

Xhaka u paraqit standard duke u zëvendësuar në minutën e 64-të. 

Ardon Jashari u paraqit standard për Luzernin, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 78-të.

Pas javës së 19-të në elitën e futbollit zviceran, Basel renditet në vend të dytë me 36 pikë e Luzerni në fund me 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat