Kupa e Francës/Eliminohet PSG, ja fjalët e Pochettinos

Futboll

Kupa e Francës/Eliminohet PSG, ja fjalët e Pochettinos

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 10:11
Mauricio Pochettino

Trajneri Mauricio Pochettino nuk ishte i kënaqur me eliminimin e Paris Saint-Germain në Kupën e Francës.

Kampioni aktual i kësaj gare, u eliminua nga Kupa e Francës nga skuadra e Nice me ndihmën e penalltive, duke humbur me rezultat 6:5 në stadiumin “Par des Princes”.

Portieri Marcin Bulka, ku ky i fundit është i huazuar nga PSG, ishte heroi i skuadrës së Nice duke mbrojtur dy penallti, respektivisht të Leandro Paredes dhe Xavi Simons, kështu duke e ndaluar gjigandin francez pas 14 ndeshjeve pa humbje.

Pavarësisht se regjistruan 10 tentime për gol dhe 68.2% të posedimit të topit, skuadra e Pochettinos dështoi që të shënonte gjatë tërë ndeshjes, duke e dërguar kështu ndeshjen drejt penalltive.

Pas ndeshjes, Pochettino i paralajmëroi lojtarët e tij që të tregojnë fokus të plotë në kampionat dhe në garat evropiane pas këtij dështimi.

“Në përgjithësi ne ishim më të mirë se Nice. Ne nuk krijuam shumë shanse për të shënuar gola dhe për ta fituar këtë ndeshje para penalltive. Duhet të ishim më të suksesshëm afër golit. Më pas, është vetëm fat”, tha Pochettino.

“Edhe pese ishim më të mirë, ne nuk bëmë atë që duhej për ta fituar ndeshjen. Duhet të mbesim optimistë, ende e kemi synim titullin e Ligës 1 dhe Ligës së Kampionëve”, shtoi trajneri argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat