Drenica përgatitet maksimalisht, gati për Prishtinën

Futboll

Drenica përgatitet maksimalisht, gati për Prishtinën

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 13:54
Drenica përgatitet maksimalisht, gati për Prishtinën

Drenica nga Skenderaj është përgatitur maksimalisht për pjesën e dytë të kampionatit. Synimi i Drenicës është që të sigurojnë ekzistencën.

Drenica renditet  në vend të gjashtë me 23 pikë. 

“Pas pushimit thuajse dymujor, skuadrat kosovare do rikthehen sërish në fushë për t'u përballur me njëra-tjetrën.
Viti 2022 për skuadrën e Drenicës do të filloj me duelin e 1/8-tës së Kupës së Kosovës kundër Prishtinës.

Të dy skuadrat janë përgatitur mjaftë mirë gjatë kësaj periudhe pushimi, por dhe kanë bërë afrime dhe largime në nerkaton e janarit.

Te skuadra drenicase janë larguar disa emra me peshë si: Denisson, Hamiti, Haxhijaj, Avdulli e të tjerë, por janë afruar lojtar tjerë si Kastriot Rexha, Florjan Smakiqi, Azem Bejta e të tjerë.

Kurse tek bardhekaltrit janë larguar emra si Leotrim Bekteshi, Sabjen Lilaj, Sodiq Atanda, Xhevdet Shabani e të tjerë, kurse janë afruar në skuadër emra si: Bujar Pllana, Agim Zeka, Sadam Sulley, Adonis Aliu e të tjerë.

Në katër ndeshjet e zhvilluara në vitin 2021, kryeqytetasit kanë marrë tri fitore, kurse kuqezinjët kanë arritur të fitojnë një ndeshje.

Ndeshja Prishtina - Drenica do të zhvillohet të dielën më 6 shkurt 2022 në ora 13:00 në stadiumin "Fadil Vokrri"”, njofton në faqen e Drenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat