Benzema në dyshim për ndeshjen ndaj Bilbaos

Futboll

Benzema në dyshim për ndeshjen ndaj Bilbaos

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 15:51
Karim Benzema

Karim Benzema vazhdon të jetë akoma në pikëpyetje lidhur me gatishmërinë për të luajtur në finalen ndaj Athletic Bilbao.

Real Madrid luan finalen e Kupës së Mbretit përballë Athletic Bilbao. Para kësaj ndeshje, ylli kryesor i skuadrës, Karim Benzema ka pësuar një lëndim.

Fillimisht besohej se lojtari do të kthehej në kohë për këtë ndeshje, por gjërat vazhdojnë të jenë në pikëpyetje.

Nga Spanja bëjnë të ditur se Benzema nuk ka kompletuar seancën e tij stërvitore me skuadrën.

Ancelotti thuhet se do ta vlerësojë nesër përfundimisht situatën e lojtarit e më pas të marrë vendimin.

Thuhet se Gareth Bale pritet të jetë një nga emrat startues në finalen e Kupës së Mbretit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat