Muriqi pritet të debutojë sot me Mallorcan

Futboll

Muriqi pritet të debutojë sot me Mallorcan

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 11:10
Vedat Muriqi

Sulmuesi Vedat Muriqi këtë afat kalimtar të transferimeve të janarit kaloi nga Lazio në formë huazimi te skuadra spanjolle Mallorca.

Ndërkaq, kjo e fundit sot me fillim nga ora 20:00 do të përballet kundër skuadrës së Rayo Vallecanos, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e çerekfinales së Kupës së Mbretit.

Sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri i Mallorcas Luis Garcia përmes një konference për media e konfirmoi që sulmuesi kosovar Muriqi mund të debutojë në fanellën e skuadrës spanjolle.

“Nëse kompleton dokumentacionin, Muriqi do të luajë që nga minuta e parë”, tha trajneri i Mallorcas Luis Garcia.

Por, si do dukej formacioni i mundshëm i Mallorcas me Muriqin në krye, e gjeni më poshtë.

Mallorca (4-2-3-1): Roman; Maffeo, Russo, Sedlar, Costa; Battaglia, Ruiz de Galarreta; D. Rodriguez, Kubo, Sanchez; Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat