Portugezi shpallet MVP i janarit

Futboll

Portugezi shpallet MVP i janarit

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 13:05
Portugezi shpallet MVP i janarit

Nëse dhjetori kishte qenë një muaj i vështirë për Milanin, Rafael Leao u rikthye në janar dhe u tregua i dhimbshëm për kundërshtarët. Portugezi u zgjodh MVP në janar nga tifozët kuqezinj, një inkurajim i shkëlqyer për derbin kundër Interit, në të cilin do të duhet të bëjë gjithçka që të jetë ende vendimtar, pas ndalesës ndaj Juves.

Këtë sezon, loja e Stefano Piolit varet shumë nga mënyra se si lëviz Leao, veçanërisht nëse mungon Ibrahimovic, i cili zakonisht katalizon aksionet. Pas një muaji pushim, më 6 janar kundër Romës ai u prit si dhuratë nga perëndia. Dhe shënoi.

Dy asiste për të kundër Venezia, pastaj sërish gola me Spezia dhe Genoa në Kupën e Italisë. Me këtë “pajë” ishte më i votuari nga fansat për muajin janar. Milani ka një yll të mundshëm të futbollit botëror në shtëpi, duke pasur parasysh progresin e vazhdueshëm të Leao, i cili vetëm duhet të gjejë pak më shumë vazhdimësi për t’u bërë një top-lojtar.

Gjithashtu në janar, për portugezin janë regjistruar 305 minuta lojë, 12 raste të krijuara (asnjë shok skuadre si ai), 14 goditje, nga të cilat 9 në Kupë dhe 7 në Serie A. Vetëm Abraham dhe Immobile, me nga 9, kanë bërë më shumë goditje në portë në Serie A për janarin. Së fundi: së bashku me Berardi dhe Milinkovic Savic, vetëm Rafael Leao shënoi të paktën dy gola dhe dha dy asiste në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat