Vedat Muriqi debuton, Mallorca eliminohet nga Kupa e Spanjës

Futboll

Vedat Muriqi debuton, Mallorca eliminohet nga Kupa e Spanjës

Nga: K. Goca Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 21:55
Vedat Muriqi debuton, Mallorca eliminohet nga Kupa e Spanjës

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka debutuar për Mallorca-n, me të cilën ekip nuk ia dolën që të kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës. 

Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu, me Rayo Vallecano-n, shënuan fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Mallorca-s.  

Fituesi u përcaktua në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 44-të me golin e futbollistit Trejo.

Muriqi u paraqit tërë takimin sikurse edhe Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat