Mbyllet takimi mes presidentit të UEFA-s dhe Edi Ramës

Futboll

Mbyllet takimi mes presidentit të UEFA-s dhe Edi Ramës

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 17:07
Mbyllet takimi mes presidentit të UEFA-s dhe Edi Ramës

Aleksander Ceferin ka ardhur në ditën e sotme në Shqipëri, për të diskutuar rreth ndikimit të politikës në zgjedhjet e FSHF dhe për finalen e Conference League që duhet të zhvillohet në “Air Albania”.

Megjithatë ngjarjet e ditëve të fundit në vendin tonë, e bëjnë të pasigurt organizimin e kësaj finale.

Së fundmi Aleksander Ceferin ka mbyllur edhe takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që zgjati rreth një orë. Më herët presidenti i UEFA-s është takuar edhe me Armand Dukën, ndërsa tani po viziton stadiumin e kryeqytetit me ndryshimet e bëra që nga 2019 kur ishte për herë të fundit.

Të gjithë presin me vëmendje verdiktin dhe fjalën e fundit të Ceferin pas këtyre takimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat