Kundërshtari më i fortë? Bekaj: Janë këta dy

Futboll

Kundërshtari më i fortë? Bekaj: Janë këta dy

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 12:00
Kundërshtari më i fortë? Bekaj: Janë këta dy

Portieri i Tiranës, Visar Bekaj ka theksuar sot se sipas tij skuadrat më të forta pas Tiranës në Abissnet Superiore janë Laçi dhe Kukësi.

Në konferencën e dhënë në prag të përballjes me Skënderbeun, që do të luhet të shtunën në orën 16:45 për javën e 19 të kampionati, u shpreh se diferenca e “bardhebluve” me ekipet e tjera është fryma e grupit.

Më tej, gardiani theksoi se korçarët nuk duhen nënvlerësuar, pavarësisht pozitave dhe shtoi se nëse me Kukësin dhanë 100%, me Skënderbeun do japin 200% e tyre.

Skënderbeu- Nëse me Kukësin kemi dhënë 100%, me Skënderbeun do të japim 200%, pasi këto ndeshje që duken më të lehta në fakt dalin më të vështira.

Mbrojtja– Mbrojtja është shumë e mirë për momentin dhe mendoj se ka për të më ndihmuar shumë. Të them të drejtën them jemi shumë mirë, për të filluar nga sulmi, mesfusha dhe mbrojtja.

Kundërshtarët më të fortë– Për mendimin tim është Laçi ndër ekipet më të forta edhe Kukësi, por të gjithë janë aty aty.

Çfarë e bën Tiranën më të fortë?- Grupi e bën Tiranën më të fortë, jo vetëm fizikisht apo taktikisht, por kemi edhe atmosferë fantastike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat