Lajme të këqija nga infermieria e Milanit

Futboll

Lajme të këqija nga infermieria e Milanit

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 13:02
Lajme të këqija nga infermieria e Milanit

Sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibrahimoviç, nuk ia del dot të jetë pjesë e derbit me Interin të shtunën.

Suedezi pësoi një dëmtim në tendinën e Akilit në përballjen e fundit me Juventus.

Shpresat që ai të ishte gati për derbi ishin të vogla, por tani është konfirmuar që nuk do të mund të luaj.

Gjithashtu Ibra nuk do të jetë pjesë e ekipit dhe në sfidën e mesjavës përballë Lacios në Kupë.

Duket se Pioli tashmë duhet t’i besojë majën e sulmit francezit Xhiru, pasi dhe Ante Rebiç do të mungojë për shkak të një dëmtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat