De Gea portieri më i mirë i ligave kryesore të Evropës

Futboll

De Gea portieri më i mirë i ligave kryesore të Evropës

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 17:33
De Gea portieri më i mirë i ligave kryesore të Evropës

David De Gea është një nga lojtarët më në formë të Manchester United.

Portieri spanjoll është rikthyer në formën e ditëve më të mira, dhe statistikat e tij në muajin janar janë të shkëlqyera.

Sipas analizës së kryer nga OptaJoe, De Gea ka kryer më shumë pritje se çdo portier tjetër në pesë ligat e mëdha evropiane, teksa ka pësuar vetëm tre gola në katër ndeshjet e kampionatit gjatë muajit të parë të vitit.

31-vjeçari nga Madridi ka parandaluar më shumë gola se çdo portier tjetër në Premier League gjatë muajit janar (2.6 gola për ndeshje), duke u konfirmuar si një nga pikat më të forta të skuadrës së Rangnick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat