Istogu shënon fitore me rezultat 9:0

Futboll

Istogu shënon fitore me rezultat 9:0

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 22:04
Istogu shënon fitore me rezultat 9:0

FC Istogu ka shënuar fitore spektakolare në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar sot ndaj KF Rinia.

Bardhekaltrit fituan me rezultat të thellë 9-0 në miqësoren e parë gjatë përgatitjeve në Shqipëri.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 6-0, teksa istogasit ishin të pamëshirshëm edhe në pjesën e dytë, duke shënuar edhe tri herë të tjera.

Njoftimi i plotë nga Istogu dhe lista e golashënuesve: 

FC Istogu fiton bindshëm ndeshjen e parë miqësore në Shqipëri, mposhtë Rininë me rezultat 9:0!

FC Istogu – KF Rinia (Dobrevë) 9:0 (6:0)
1-0 ‘5 Besmir Fetahu
2-0 ’18 Erjon Qeta
3-0 ’23 Halifa Kujabi
4-0 ’25 Jalen Miller
5-0 ’30 Besmir Fetahu
6-0 ’36 Jalen Miller
7-0 ’57 Malsor Blakaj
8-0 ’70 Malsor Blakaj
9-0 ’80 Drinor Boja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat