Kameruni fiton medaljen e bronztë në Kupën e Afrikës

Futboll

Kameruni fiton medaljen e bronztë në Kupën e Afrikës

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 23:24
Kameruni fiton medaljen e bronztë në Kupën e Afrikës

Kameruni triumfoi ndaj Burkina Fasos në finalen për vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës pas goditjeve të 11-metërshave (5-3). Fakt, “Luanët e Pamposhtur” fillimisht rikuperuan një diferencë prej tre golash brenda 16 minutave lojë para se të mbyllej koha e rregullt.

Gjatë pjesës së parë Yago realizoi të parin për Burkina Fason, ndërsa Onana shtoi edhe një tjetër duke devijuar në portën e tij.

Rezultati shkoi në 3-0 në minutën e 49-të falë golit të Ouattaras, por Kameruni ktheu ndeshjen me finalizimet e Bahoken dhe Aboubakar, që realizoi dygolësh.

Në ruletën e penalltive, futbollistët e Kamerunit u treguan të gjithë të saktë, ndërsa në radhët e Burkina Fasos gaboi Toure në serinë e tretë, kështu që nuk ishte e nevojshme të ekzekutohej penalltia e pestë për këtë përfaqësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat