Atalanta “bie” në shtëpi kundër Cagliari-t

Futboll

Atalanta “bie” në shtëpi kundër Cagliari-t

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 14:34
Atalanta “bie” në shtëpi kundër Cagliari-t

Atalanta është mundur 2-1 në shtëpi kundër Cagliari-t në javën e 24-t të Serisë.

Një ndalesë që mund t’u kushtojë vendin e katërt në renditje Gjimshitit me shokë, duke parë se Juventus është vetëm një pikë mbrapa dhe sot në mbrëmje mund të vijë parakalimi i bardhezinjve.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, kanë qenë miqtë që kanë kaluar në avantazh në minutën e 50-të me Pereiro-n. Situata është përkeqësuar dy minuta më mbrapa për vendasit pas kartonit të kuq të marrë nga portieri Musso.

Pavarësisht inferioritetit numerik, zikaltrit kanë arritur të barazojnë në minutën e 64-t me Palomino-n. Megjithatë, kuqeblutë janë kthyer në avantazh në të 68-ën përsëri me Pereiro-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat