Taulant Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 68-të, ndërsa skuadra e tij, Baseli, si vendas barazoi me rezultat 3:3 me Sionin.
Futbollistët Pajtim Kasami dhe Taulant Xhaka u paraqitën titullarë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 81-të.
Për Baselin shënuan Stocker (23'), Ndoye (35'), Millar (69') dhe për Sionin realizuan Itaitinga (11'), Grgiç (56' e 83'-nga penalltia).
Baseli renditet në vend të dytë me 37 pikë, ka nëntë me pak se lideri Zurich dhe Sioni është i gjashti me 25.