Aro Muric shkëlqeu në fitoren e Adanas, por lëndohet

Futboll

Aro Muric shkëlqeu në fitoren e Adanas, por lëndohet

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 19:06
Aro Muric shkëlqeu në fitoren e Adanas, por lëndohet

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ishte njëri nga lojtarët vendimtarë në fitoren e Adana Demirspor në udhëtim te Rizespor, ku triumfuan me rezultat 3:1.

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, ishte protagonisti i takimit, ku i shënoi dy gola, ndërsa menjëherë pas tij për nga rëndësia dhe vlerësimi ishte gardiani shqiptar.

Ai bëri disa pritje intervenime bravuroze për ta mbajtur të paprekur portën e tij derisa ishte në fushë.

Mirëpo, në minutën e 79-të, ai u detyrua ta lëshonte takimin për shkak të një lëndimi që pësoi gjatë përplasjes menjë lojtar kundërshtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat