Sule arrin marrëveshje me Dortmundin

Futboll

Sule arrin marrëveshje me Dortmundin

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 00:36
Niklas Sule

Klubi i Bundesligës Borussia Dortmund ka nënshkruar me gjermanin Niklas Sule (26) për sezonin 2022/23.

Qendërmbrojtësi 1.95 metra i gjatë është aktualisht ende te FC Bayern Munich. Kontrata e tij me kampionët e Gjermanisë skadon në verën e vitit 2022.

“Ne jemi të kënaqur që arritëm të nënshkruanim me Niklas Sule dhe ta mbajmë atë për katër vjet”, thekson drejtori sportiv i BVB, Michael Zorc.

Sule, i cili e filloi karrierën e tij në Bundesligë në TSG Hoffenheim, ka luajtur 213 ndeshje të Bundesligës (12 gola, 6 asistime), 32 ndeshje në Champions League (1 gol) dhe 37 ndeshje për kombëtaren gjermane (1 gol) gjatë karrierës së tij.

Ndërsa fitoi UEFA Champions League me Bayern Munich në 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat