Cassano kritikon Zaniolon dhe Mourinhon

Futboll

Cassano kritikon Zaniolon dhe Mourinhon

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 12:38
Cassano kritikon Zaniolon dhe Mourinhon

Antonio Cassano kritikon Nicolò Zaniolo. “Kur është mirë, me atë trup arrin të shënojë dhe të luajë, – tha për “Bobo TV”. – Por, për mua nuk është një lojtar i madh. Idenë e pasimit, për shembull, nuk e ka. Ul kokën poshtë dhe shko përpara”.

Ish-sulmuesi i lindur në vitin 1982, i cili kaloi pesë sezone me verdhekuqtë, nga viti 2001 deri më 2006, ishte gjithashtu i ashpër me ish-skuadrën e tij: “Roma luan keq dhe nuk dua të përdor justifikime që lidhen me episodet apo ndonjë gjë tjetër.

Kundër Genoa duhet të fitonte, sepse është më e fortë. Pas muajve të parë me një propozim shumë të bukur futbolli, qiriri u shua. Dhe nuk e di nëse varet nga 6-1 ndaj Bodos, nga lojtarët apo diçka tjetër.

Sigurisht që duhet t’i japim Mourinhos më shumë kohë, por sot skuadra po vuan, po lufton dhe ai nuk ka një ide taktike. Nuk mendoj se Mourinho ka arritur ende t’i japë skuadrës stabilitetin që i nevojitet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat