Trajneri i Southamptonit tregon gjendjen e Armando Brojës

Futboll

Trajneri i Southamptonit tregon gjendjen e Armando Brojës

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:47
Trajneri i Southamptonit tregon gjendjen e Armando Brojës

Armando Broja po kalon një moment mjaft të mirë me fanellën e Southamptonit duke u paraqitur në mënyrë të shkëlqyer dhe duke realizuar gola.

Së fundmi në Kupën e Mbretëreshës ndaj Conventry ku “Shenjtorët” arritën të kualifikoheshin për më tej, sulmuesi i Kombëtares shqiptare pësoi një dëmtim.

Trajneri i Southamptonit, Ralf Hasenhutëll ka deklaruar për mediat se Broja nuk është stërvitur këto dy ditë, por me shumë mundësi mund të jetë në dispozicion të skuadrës për ndeshjen kundër Totenhemit të Antonio Kontes, e programuar për tu zhvilluar nesër në orën 20:45.

“Ai nuk u stërvit dje dhe as të dielën. Ne do të vlerësojmë gjendjen e tij sot. Është e mundur që ai të jetë në dispozicion nesër, por gjithsesi ende nuk e dimë.

Ne duam t’i japim atij kohë për t’u rikuperuar dhe le të shohim se çfarë përgjigje do të na japë stafi mjekësor.”, përfundoi trajneri i Southamptonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat