Lampard gati për lojën e parë me Evertonin në Ligë

Futboll

Lampard gati për lojën e parë me Evertonin në Ligë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 20:29
Frank Lampard

Ish lojtari i Chelsea në Premier League, Frank Lampard, do të luajë lojën e parë me Evertonin në Ligën e Anglisë kundër Newcastle United, pas debutimit si trajner i Evertonit në Kupën FA me fitoren e thellë 4-1 ndaj Brentford. Ndeshja fillon sot nga 20:45.

Lampard pas debutimit me fitore paralajmëroi se teste të rënda qëndrojnë para për atë dhe ekipin e tij.

“Ishte paraqitje e mirë dhe kemi kaluar në raundin tjetër por që kemi shumë punë për të bërë”, u deklarua ai pas ndeshjes.

Evertoni gjendet në pozitën e 16-të në Premier Ligë me 19 pikë e 20 lojë të luajtura, ndërsa Newcastle në të 19-tën me 15 pikë e 21 lojë të luajtura.

Në fundin e tabelës në Premier Ligën e Anglisë ekipet gjendet afër me njëra tjetrën. Edhe pse me pikë diferenca është e konsiderueshme, diferenca në ndeshje të luajtura deri tani e bënë garën shumë të ngushtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat