Lojtari i Juventus transferohet në Amerikë

Futboll

Lojtari i Juventus transferohet në Amerikë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 21:35
Lojtari i Juventus transferohet në Amerikë

Douglas Costa do të bashkohet me skuadrën e Los Angeles Galaxy, ndërsa duket se marrëveshja mes palëve është arrirë.

Gazetari dhe eksperti i njohur i futbollit, Fabrizio Romano ka bërë me dije se ish-lojtari i Bayern Munich do t’i nënshtrohet të gjitha testeve mjekësore në orët në vijim. Romano thekson se kontrata do të jetë 2-vjeçare, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë kësaj jave.

Interes për brazilianin shfaqi edhe Flamengo, por duket se Costa ka zgjedhur të transferohet në Amerikë.

“Anësori brazilian Douglas Costa është gati të bashkohet me Los Angeles Galaxy, marrëveshja është e përfunduar.

Douglas Costa është në rrugën e tij për në Los Angeles në mënyrë që t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe të nënshkruajë si lojtar i ri i LA Galaxy në orët në vijim.

Kontratë dyvjeçare, duke përfshirë huazimin gjashtë mujor nga Juventusi, njoftimi zyrtar pritet në fund të kësaj jave me deklaratën e klubit. Flamengo iu afrua edhe Douglas por prioriteti i tij ishte të provonte një eksperiencë të re në MLS.”-shkruan gazetari i njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat