Interi superfuqi për Romën, kualikohet në gjysmëfinale

Futboll

Interi superfuqi për Romën, kualikohet në gjysmëfinale

Nga: K. Goca Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 23:01
Interi superfuqi për Romën, kualikohet në gjysmëfinale

Interi superfuqi për Romën, duke e mposhtur me rezultat 2:0 në ndeshjen e çerekfinales së Kupës së Italisë. 

Zikaltrit kualifikohen në gjysmëfinale, ndërsa romakët eliminohen.

Në minutën e parë, boshnjaku Edin Xheko nga afërsia shënoi pas asistimit brilant të kroatit Perishiç. 

Kampioni tregon muskujt edhe në pjesën e dytë, ku shikuesit panë edhe një gol të bukur të Alexis Sanchez.

Në minutën e 68-të, Sanchez nga rreth 21-22 metra godet bukur duke shënuar super gol në këndin e epërm të djathtë.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, u aktivizua në pjesën e dytë por nuk ia dolën ta ndalin Interin jashtëzakonisht të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat