Në Zvicër e kritikojnë Xherdan Shaqirin, kjo është arsyeja

Futboll

Në Zvicër e kritikojnë Xherdan Shaqirin, kjo është arsyeja

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 14:21
Në Zvicër e kritikojnë Xherdan Shaqirin, kjo është arsyeja

Një lajm merkatoje qarkullon kohët e fundit se Xherdan Shaqiri do të largohet nga Lyon me dëshirën e tij për t’u transferuar në MLS.

Intervistë e ashpër në gazetën “Ticino” ku flitet për vazhdimin e karrierës së Xherdan Shaqirit në moshën 30-vjeçare në MLS, te Chicago Fire. Arno Rossini, një trajner me përvojë të madhe, ka folur për këtë çështje shumë i irrituar.

“Në moshën 30-vjeçare, Shaqiri ende mund të luante për një kohë të gjatë duke veshur fanellën e Zvicrës.

Por me transferimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të kalonte në plan të dytë për një vend titullari në kombëtare.

Ai do të vinte gjithmonë me vonesë nga Amerika për t’u grumbulluar me kombëtaren e tij. Shaqiri gjithmonë ka qenë lojtari më i rëndësishëm i Zvicrës, por tani ai po e braktis për disa para më shumë në fund të sezonit.

Ai ka luajtur në klube të mëdha si Inter,Bayern Munich dhe Liverpool, por kurrë nuk ka patur merita kur klubet fitonin trofe”, kështu është shprehur i irrituar Rossini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat