Perez gati transferimin e madh në verë…

Futboll

Perez gati transferimin e madh në verë…

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 19:02
Perez gati transferimin e madh në verë…

Sipas të përditshmes “AS”, Real Madridi, dy vitet e fundit është duke ndjekur Erling Halandin, mirëpo norvegjezi nuk është më opsioni i parë i madrlenëve. Florentino Perez përgatit një transferim të jashtëzakonshëm gjatë kësaj verë dhe në listën e tij të prioriteteve është Robert Levandovski.

Sulmuesi polak disa sezone është një ndër sulmuesit më të mirë në botë, ndërsa dëshira e tij është që të mbyll karrierën në “Bernabeu”.

Sipas të përditshmes “AS”, marrëveshja e Levendovskit me Bajernin skadon në qershor të vitit 2023, ashtu që në këtë lëvizje do të përfitojë edhe Bajerni.

Në rast se realizohet kjo transfertë, atëherë Reali do të ketë një ndër sulmet më të rrezikshme në botë, ku do të rreshtohen Benzema, Mbape dhe Levandovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat