Statistikat e Armando Brojës pas sfidës me Totenhamin

Futboll

Statistikat e Armando Brojës pas sfidës me Totenhamin

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 11:02
Statistikat e Armando Brojës pas sfidës me Totenhamin

Armando Broja ka arritur sërish që të magjepsë me paraqitjet e tij në Angli. Së fundmi sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar gol ndaj Totenhemit të Antonio Kontes ku Sauthemptoni i tij triumfoi me shifrat 2-3.

Sipas faqes së mirënjohur të statistikave “Sofa Score”, Broja vlerësohet me notën 6,9 për këtë sfidë, teksa në 89 minuta të luajtura ai ka realizuar një gol në 4 goditjet gjithsej ku dy ishin në portë.

Pasimet kyçe ishin vetëm 1, duele të fituar 2 nga 12, duele ajrore 6 të fituara nga 19 dhe shanset e humbura për gol ishin 1.

Gjatë këtij sezoni me fanellën e Sauthemptonit 20-vjeçari është aktivizuar në total në Premier Ligë në 19 ndeshje nga ku ka realizuar 6 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat