Hazard do të largohej po mos të ishte Ancelotti

Futboll

Hazard do të largohej po mos të ishte Ancelotti

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 17:08
Hazard do të largohej po mos të ishte Ancelotti

Edhe pse Edin Hazard po vuan për minuta të luajtura në fushë nën drejtimin e Carlo Ancelottit këtë sezon, gazetari spanjoll Antonio Romero mendon se ish ylli i Chelsea do të ishte larguar nga Real Madridi nëse aty nuk do të ishte tekniku italian

Ancelotti u rikthye në Bernabeu këtë verë, duke nënshkruar kontratë tri vjeçare me gjigantët e La Ligas. Real Madridi nënshkruan me ish trajnerin e Milanit, PSG-së dhe Evertonit pasi që Massimiliano Allegri refuzoi ofertën e tyre duke u rikthyer në drejtimin e Juventusit.

Hazard nuk është startues i rregullt nën drejtimin e Ancelottit, ku ka luajtur vetëm 856 minuta në gjatë 19 paraqitjeve të tij këtë sezon.

Megjithatë, gazetari spanjoll, Antonio Romero beson që ishte trajneri italian që bëri gjithçka që ai të mbante në skuadër ish yllin e Chelsea, i cili ka dështuar që të tregojë vetën e tij prej që u transferua për 115 milionë euro nga Stamford Bridge në Madrid në verën e vitit 2019.

“Nëse ka pasur një trajner që është përpjekur t’i rikthejë Hazard dhe Marcelo, është Ancelotti”, citohet të këtë thënë ai për as.com.

“Me një trajner tjetër, Hazard tashmë mund të ishte në Belgjikë dhe Marcelo nuk do të luante asnjë minutë. Ancelotti e di shumë mirë përkushtimin dhe formën e tyre. Ai është përpjekur ta rikthejë Hazard, ai ia doli me Marcelon dhe Iscon, por nëse Jose Mourinho do të ishte në Madrid tani, këta tre lojtarë tashmë do të ishin larguar”. Ancelotti është në rrugën e duhur që ta fitojë titullin e parë në La Liga këtë sezon, ku prin me gjashtë pikë më shumë se Sevilla që është në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat