Dramë e madhe te Laçi - Egnatia, Laçi shkon më tej

Futboll

Dramë e madhe te Laçi - Egnatia, Laçi shkon më tej

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 17:42
Dramë e madhe te Laçi - Egnatia, Laçi shkon më tej

Laçi ka arritur që të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës pasi ia ka dalë me ruletën ruse kundër Egnatias. Ndeshja e parë ishte mbyllur në shifrat 1-1, ndërsa e sotmja u mbyll në 0-0.

Në minutën e 78 të takimit Agberkpornu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pasi hyri në fushë pa sinjalizimin e arbitrit, për ta lënë Egnatian me 10 lojtarë.

Ekipi i Ramadanit po mbrohej në perfeksion dhe portieri Puja ishte heroi për ta dërguar ndeshjen me tej, duke i mohuar golin Laçit në disa raste. Goli nuk do të vinte as pas 120 minuta loje, për t’u vendosur gjithçka nga pika e bardhë, atje ku Laçi ishte më i saktë për të fituar 3-2.

Lila gaboi i pari për Egnatian, ndërsa ishin katër penallti radhazi që do të gaboheshin nga Xhekson, Velkovski, Magani dhe Mazrekaj. Në fund ishte Deliu që u tregua i saktë për t’i dhënë kualifikimin Laçit dhe për t’iu bashkuar Guindo me Ujkën që nuk gabuan në 11-metrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat