Pochettino: Pres hakmarrje, porta dilema ime

Futboll

Pochettino: Pres hakmarrje, porta dilema ime

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 12:56
Pochettino: Pres hakmarrje, porta dilema ime

Dueli kundër Real Madrid është afër, por Mauricio Pochettino mendon vetëm për Rennes. PSG luan nesër në mbrëmje sfidën e kampionatit në kryeqytet, ndërsa të martën pret ekipin e Carlo Ancelottit në takimin e parë të raundit të 1/8-ve në Champions.

Trajneri argjentinas ka një dilemë rreth portës, tenton të largojë mendjen nga dueli i mesjavës së ardhshme dhe beson se Neymar, i cili bashkë me Sergio Ramos iu bashkuan ekipit sot në stërvitje, do të jetë gati për Realin.

“Jam shumë i kënaqur me të dy portierët: Navas dhe Donnarumman. Për momentin mendoj për ndeshjen e nesërme, më pas do të vendos se cili prej tyre do të luajë titullar ndaj Realit.

Duhet të jemi në 100%-in tonë në takimin me Rennes, ekip që na ka mposhtur në fazën e parë. Futbolli është një lojë emocionesh. Kur krijon emocione pozitive bëhet më e thjeshtë përgatitja e ndeshjes së radhës.

Një fitore ndaj Rennes është mënyra më e shëndetshme për ta përgatirur takimin e Champions League kundër Realit. Neymar? Rikuperimi i tij po shkon mirë, ai ka bërë progress të madh”, deklaroi trajneri i PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat