Nagelsmann stërvit skuadrën me top të ragbit

Futboll

Nagelsmann stërvit skuadrën me top të ragbit

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 21:54
Nagelsmann stërvit skuadrën me top të ragbit

Një stërvitje e veçantë është kryer dje në Sabener Shtrese të Mynihut.

Skuadra e Nagelsmanit është stërvitur një pjesë të ditës me një top ragbi, kjo në prag të finales së madhe të “Super Bowl” që zhvillohet çdo vit në Amerikë.

Kujtojmë që trajneri Nagelsman është një tifoz i çmendur i këtij sporti, ai shpeshherë preferon të fusë në programet stërvitore ushtrime të marra nga sporti i ragbis, i cili është shumë fizik.

Lojtarët bavarezë e kanë shijuar në maksimum këtë stërvitje të veçantë duke postuar foto të ndryshme, siç është dhe rasti i Thomas Mullerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat