Hamdi Namani shënon het-trik, Drita në krye të tabelës

Futboll

Hamdi Namani shënon het-trik, Drita në krye të tabelës

Nga: K.G. Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 14:56
Hamdi Namani shënon het-trik, Drita në krye të tabelës

Futbollisti Hamdi Namani ka shënuar het-trik për fitoren e thellë të Dritës nga Gjilani, me rezultat 7:0 ndaj Feronikelit të Drenasit, në ndeshjen e javës së 19-të të Kampionatit të Kosovës. 

Namani kompletoi het-trikun në 45 minutat e parë duke shënuar në minutën e 4-të, 29-të, 45-të. 

Në minutën e 54-të, Marko Simonovski, realizon për 4:0.

Arbnor Muja thellon rezultatin në 5:0 në minutën e 75-të. Almir Kryeziu (81') e Tahiri (87') thellojnë fitoren në 7:0.

Drita merr kreun e tabelës me 37 pikë e Feronikeli është në fund me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat