Imeri: Më kanë munguar 'Shvercerat'

Futboll

Imeri: Më kanë munguar 'Shvercerat'

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 18:06
Imeri: Më kanë munguar 'Shvercerat'

Pas pauzës së janarit, nesër në kuadër të  Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll,  në ora 14:00 në Stadiumin e Çairit, FC Shkupi përballë do ta ketë skuadrën e Akademija Pandev nga Strumica.

Në xhiron e 19-të, derbi i javës pa dyshim që do të jetë Shkupi – Akademija Pandev. FC Shkupi gjendet në vendin e parë në tabelë me plot 42 pikë të grumbulluara, ndërsa Akademija Pandev në vendin e dytë me 35 pikë të grumbulluara.

Para ndeshjes së nesërme, për faqen e FC Shkupit ka folur sulmuesi Omar Imeri i cili beson në fitore kundër Akademija Pandev dhe shprehet i lumtur për rikthimin e tij në Çair.

“Jemi të përgatitur maksimalisht për fillimin e gjysmësezonit të dytë dhe për ndeshjen e nesërme.

Tashmë fokusohemi për ndeshjen kundër Akademija Pandev dhe nuk mendojmë asgjë tjetër.

Më ka munguar shumë të luaj në Çair dhe ti dëgjoj Shvercerat duke kënduar sepse ishin dhe mbeten lojtari jonë I 12-të. Kësaj radhe do të luajmë pa publikë por tifozët tanë do të jenë jashtë stadiumit për të na përkrahur dhe kjo është fantastike.

Jemi optimist se gjysmësezonin do ta fillojmë me fitore nesër dhe do të vazhdojmë të mbetemi në kreun e tabelës.
Ndeshjet do ti fitojmë një nga një dhe në fund, ne do të jemi kampionët”
, u shpreh Imeri, para ndeshjes kundër Akademija Pandev.

Ndeshjen e fundit mes të dyja skuadrave në Strumicë, e fitoi Shkupi me rezultat 1:3 me golat e Marko Gjorgjievskit dhe Freddy Alvarez.

Gjithashtu, ju kujtojmë që ndeshja e nesërme do të luhet pa praninë e publikut dhe e njëjta do të shfaqet live në TVM2 duke filluar në ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat