Trajneri i Aberdeen largohet pas 11 muajsh

Futboll

Trajneri i Aberdeen largohet pas 11 muajsh

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 12:23
Trajneri i Aberdeen largohet pas 11 muajsh

Stephen Glass është larguar nga pozicioni i tij si trajner i Aberdeen pas më pak se një viti në krye të “Pittodrie”.

Ish-lojtari 45-vjeçar i Dons zëvendësoi Derek McInnes në mars të 2021-shit.

Aberdeen renditen të nëntët në Premiership, me tetë fitore nga 25 ndeshje dhe u eliminua nga Kupa e Skocisë në Motherwell të shtunën.

Fitorja e vetme e Aberdeen në shtatë ndeshje të vitit 2022 erdhi kundër skuadrës së Edinburgh City, ndërsa ata kanë marrë dy pikë nga 15 të mundshme në ligë që nga janari.

Glass, i cili kishte qenë trajner me skuadrën e MLS Atlanta United para rikthimit të tij në “Pittodrie”, ishte në krye të këtij ekipi për 41 ndeshje, duke humbur 20 dhe duke mbajtur vetëm pesë porta të paprekura.

Duke folur pas humbjes së kupës në Motherwell, Glass i tha BBC Scotland: “Nëse nuk do të mendoja se po funksiononte, do të largohesha.”

Trajnerët Allan Russell dhe Henry Apaloo largohen me Glass, ndërsa klubi bëri me dije se “procesi për të emëruar një trajner të ri do të fillojë menjëherë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat