Malisheva në festë, gjunjëzon Prishtinën!

Futboll

Malisheva në festë, gjunjëzon Prishtinën!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 14:57
Mërgim Pefqeli

Prishtina një hap pas në luftë për titullin e kampionit! malisheva gjunjëzon me rezultat 2:1 Prishtinën, në ndeshjen e javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Në minutën e 55-të, Endrit Krasniqi pati mundësi ideale por nuk shënoi në portën e vendasve, pasi që portieri reagoi për bukuri. 

Në minutën e 75-të, Mërgim Pefqeli shënon ndaj ish-skuadrës së tij dhe 1:0.

Në minutën e 90+4. Ilir Mustafa me një lëvizje mashtruese, shënon nga rreth 14-15 metra, 2:0.

Në minutën e 90+5, Prishtina ngushton humbjen në 2:1 me golin e Besnik Krasniqit, i cili u tregua i saktë nga penalltia.

Malisheva në festë, gjunjëzon skuadrën më të trofeshme në vendin tonë.

Prishtina është në vend të pestë me 24 pikë e Malisheva e shtata me 22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat