Aliti, Kryezi, Krasniqi e Xhemaili nuk ndalen me Zurich-un, drejt titullit në Zvicër 

Futboll

Aliti, Kryezi, Krasniqi e Xhemaili nuk ndalen me Zurich-un, drejt titullit në Zvicër 

Nga: K. Goca Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 18:50

Futbollistët shqiptarë Bledian Krasniqi, Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu dhe Blerim Xhemailin, me Zurich-un nuk kanë të ndalur, marshojnë drejt titullit të kampionit në Zvicër.

Zurich ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Luganos.

Futbollisti Ziegler i Luganos dështoi nga penalltia në minutën e 53-të. 

Aliti u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 52-të dhe Xhemaili u aktivizua në lojë në minutën e 59-të në vend të Krasniqit.

Portieri Amir Shaipi u paraqit standard e Kreshnik Hajrizi 59 për Luganon.

Golat i shënuan Marchesano (12'), Gnonto (64'), Ceesay (66').

Pas javës së 21-të, Zurich kryeson me 49 pikë e Lugano ëshhtë i 4-ti me 33.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat