Sherr masiv për portierin e Anglisë

Futboll

Sherr masiv për portierin e Anglisë

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 10:57
Sherr masiv për portierin e Anglisë

Portieri numër 1 i përfaqësueses së Anglisë, Jordan Pickford, mësohet se është në qendër të një hetimi policor, pasi është bërë shkak i një përleshjeje masive të dielën, në një “pub”, në South Tyneside.

27-vjeçari, thonë burimet, u vu në lojë për “krahët e tij të vegjël”, çka ka sjellë reagimin e ashpër të miqve të tij, që shkaktuan një rrëmujë të madhe në East Boldon. Nga sherri, një burrë ka mbetur me hundë të thyer dhe një tjetri i është shkatërruar telefoni, pasi po filmonte incidentin.

Policia po heton dhe kërkon dëshmitarë, por, siç detajohet në raportin e “The Sun” mbi incidentin, nuk ka asnjë indicie që portieri i Evertonit të ketë sulmuar dikë. Policia nxitoi të shkonte në vendngjarje rreth orën 21:00, por Pickford dhe grupi i tij ishin larguar me një minibus.

Një dëshmitar tha: “Gjithçka dëgjova ishte “krahu i vogël” dhe menjëherë filloi sherri. Ndodhi sapo hynë brenda. Ata nuk kishin kohë as të pinin një diçka. Një djalë pësoi thyerje të hundës.

Pikford nuk u lëndua fare. Ai doli nga dera sapo filloi. Grupi i Pickford u largua me minibus para se të vinte policia.” Deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim për këtë incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat