De Gea barazon rekordin e legjendës Peter Schmeichel

Futboll

De Gea barazon rekordin e legjendës Peter Schmeichel

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 11:05
De Gea barazon rekordin e legjendës Peter Schmeichel

David de Gea pati një rol të rëndësishëm në fitoren 2-0 të Manchester United përballë Brighton & Hove Albion.

Portieri spanjoll regjistroi ndeshjen e tij të 128-të pa pësuar gol në Premier League, duke barazuar rekordin e një legjende të “Djajve të Kuq”, siç është danezi Peter Schmeichel.

De Gea kreu disa pritje vendimtare, ndër të cilat veçohet reagimi ndaj goditjes me kokë të Jakub Moder gjatë pjesës së parë.

De Gea është vetëm 31-vjeç, kështu që ka mundësi reale për të thyer rekordin e ndeshjeve pa pësuar gol në të gjitha garat të Peter Schmeichelit (180 nga 398).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat