Mbappe: Më e mira do të vjen në Bernabeu

Futboll

Mbappe: Më e mira do të vjen në Bernabeu

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 11:08
Mbappe: Më e mira do të vjen në Bernabeu

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ishte mahnitës në përballjen ndaj gjigantit spanjoll, derisa realizoi golin e fitores në fundin e ndeshjes (90+4). I pyetur për këtë super paraqitje, Mbappe tha se duhet të fitojnë edhe në ndeshjen kthyese që të kualifikohen.

“Kam thënë që do jap më të mirën dhe mu deshtë ta dëshmoi këtë.

E bëra herën e parë, tani duhet ta tregojë këtë edhe në Bernabeu,” tha fillimisht sulmuesi francez.

Tutje, Mbappe është pyetur sërish rreth të ardhmes, por prapë theksoi se nuk ka vendosur për të ardhmen.

“Nuk kam vendosur për të ardhmen. Luaj për PSZH-në, një ndër klubet më të mira në botë. Kjo ndeshje që ka ndikim tek e ardhmja jote? Jo, nuk kam vendosur. Jap më të mirën dhe pastaj të shohim çfarë do ndodh në sezonin tjetër”, deklaroi ai për “Moviestar”

Përballja mes Realit dhe PSZH-së zhvillohet me 8 mars.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat