Ekipet Kombëtare U-17 & U-18 në seleksionimin e radhës, “sfidë” brenda familjes kuqezi

Futboll

Ekipet Kombëtare U-17 & U-18 në seleksionimin e radhës, “sfidë” brenda familjes kuqezi

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 13:10
Ekipet Kombëtare U-17 & U-18 në seleksionimin e radhës, “sfidë” brenda familjes kuqezi

Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF vazhdon punën me përfaqësueset e moshave dhe me elementët e rinj, duke i monitoruar hap pas hapi dhe duke i mbështetur në rritjen e tyre të vazhdueshme.

Ekipet Kombëtare U-17 dhe U-18 do të zbresin ditën e sotme në fushë për të zhvilluar një ndeshje miqësore brenda familjes. Ky testim do të zhvillohet në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz duke filluar nga ora 14:00.

Trajneri i Kombëtares shqiptare U-17, Ervin Bulku ka piketuar për këtë sfidë rreth 22 futbollistë të talentuar, të cilët aktivizohen në kampionatin shqiptar e të cilët janë të vitlindjes 2006. Ndërsa tekniku i ekipit kombëtar U-18, Ardi Behari ka përzgjedhur për këtë ndeshje rreth 29 futbollistë të vitlindjes 2005, edhe këta pjesë të kampionatit shqiptar.

Kjo sfidë miqësore konsiderohet si mjaft e vlefshme për të dyja stafet kuqezi, në mënyrë që të shohin gjendjen fizike të lojtarëve të tyre, ndërsa futbollistët e vegjël do të kenë mundësinë të tregojnë cilësitë e tyre përballë teknikëve, për të fituar një vend në formacionet kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat