Pedri: Për ne kjo ndeshje është me vlerë të madhe

Futboll

Pedri: Për ne kjo ndeshje është me vlerë të madhe

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 13:34
Pedri: Për ne kjo ndeshje është me vlerë të madhe

Në prag të ndeshjes së parë të xhiros së 32-të të Europa League ndërmjet Barcelonës dhe Napolit, ka folur talenti i katalonasve, Pedri.

Barcelona dhe Napoli do të përballen nesër mbrëma në ‘Camp Nou’ në një sfidë që parashikohet të jetë e ‘nxehtë’.

Pedri thotë se dueli me napolitanët është sfidë e rëndësishme, dhe sipas tij, ‘blaugranat’ në këtë ndeshje hyjnë për fitore.

Ai thekson se Barcelona synon ta fitojë Europa League-n.

“Për ne kjo ndeshje është me vlerë të madhe, për ne është një ndeshje e rëndësishme”, tha ai në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes.

“Ne donim të ishim në Champions Leaguem por e vlerësojmë shumë edhe Europa League dhe synojmë të fitojmë”, theksoi Pedri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat