Nis kursi i trajnerëve për licencën UEFA B, pjesëmarrës edhe emra të njohur të futbollit   

Futboll

Nis kursi i trajnerëve për licencën UEFA B, pjesëmarrës edhe emra të njohur të futbollit   

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 17:19
Nis kursi i trajnerëve për licencën UEFA B, pjesëmarrës edhe emra të njohur të futbollit   

Ka nisur prej disa ditësh edicioni i radhës i kursit të licencimit për trajnerë të nivelit UEFA B, që organizohet nga Departamenti i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Kursi i UEFA B, që është i rezervuar për ish-lojtarët profesionistë që kanë luajtur minimalisht 3 vite në Kategorinë Superiore dhe 5 vite aktivizim në Kategorinë e Parë, po zhvillohet në qytetin e Shkodrës dhe në të marrin pjesë rreth 30 pjesëmarrës.

Kursantët vijnë nga qytete të ndryshme të veriut të Shqipërisë, por në të marrin pjesë edhe ish-futbollistë apo futbollistë të njohur si Mërgim Mavraj, Ermir Lenjani, Vullnet Basha, Gent Muça apo edhe emra të tjerë të kampionatit shqiptar.

Pjesa e parë e kursit do të trajtojnë njohuritë teorike në elementët bazë të trajnimit, mjekësisë dhe psikologjisë sportive, teksa lektorët e kursit janë emra të njohur në fushën e trajnimit.

Pas fazës së parë kursi do të rikthehet më 23 maj 2022 për pesë ditë me radhë, ku pjesëmarrësit do të testojnë në praktikë njohuritë e marrë dhe do të zhvillojnë hapat e para të trajningut dhe mënyrave që duhet të përdorin për stërvitshmërinë e një skuadre.

Do të jenë katër faza në total për të kompletuar marrjen e licencës UEFA B, me kursin që do të përmbyllet më 15 korrik të këtij viti pas provimeve përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat