Befasi e madhe, Levante shtang Atletico Madridin

Futboll

Befasi e madhe, Levante shtang Atletico Madridin

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 20:58
Befasi e madhe, Levante shtang Atletico Madridin

Levante si mysafirë ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e mbetur të javës së 21-të në kampionatin spanjoll.

Befasi e madhe, që as laiku më i madh nuk ka pritur që skuadra nga Valencia të marrë tre pikë nga stadiumi "Wanda Metropolitano". 

Në minutën e 54-të, Melero shënon dhe shtang ekipin nga Madridi, 0:1 për Levanten.

Futbollisti shqiptar. Enis Bardhi, u paraqit standard për Levanten, duke u zëvendësuar në minutën e 62-të.

Atletico Madridi zë vendin e 5-të me 39 pikë e Levante është në fund me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat