Kroatët shkaktojnë incidente edhe në Spanjë

Futboll

Kroatët shkaktojnë incidente edhe në Spanjë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 11:45
Kroatët shkaktojnë incidente edhe në Spanjë

Një pjesë e tifo grupit “Bad Blue Boys” arriti një ditë para ndeshjes në Spanjë (Sevilla - Dinamo Zagreb) dhe nisi menjëherë të krijonte probleme, andaj policia spanjolle duhej të ndërhynte disa herë për të parandaluar kaosin e plotë.

Policia konfirmoi se ka marr telefonata për incidentet e tifozëve kroatë, të cilët u përleshen me tifozët rivalë të Seviljës dhe gjithashtu silleshin në mënyrë agresive, duke thyer vitrinat e dyqaneve.

“Të mërkurën në qendër të qytetit ka pasur disa incidente të nisura nga tifozët e Dinamo Zagrebit. Grupi i tifozëve kroat njihen për problemet që shkaktojnë në qytetet europiane”, tha mes tjerash policia në Sevilla..

Kujtojmë se sonte në orën 21.00 Sevilja dhe Dinamo Zagrebi do të zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën Evropa, ndërsa ndeshja e kthimit është programuar të zhvillohet në Zagreb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat