Granit Xhaka me urim të veçantë për Ditën e Pavarësisë

Futboll

Granit Xhaka me urim të veçantë për Ditën e Pavarësisë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 12:19
Granit Xhaka me urim të veçantë për Ditën e Pavarësisë

14 vjet më parë Kosova e shpalli Pavarësinë.

Sot, më 17 Shkurt, është ditë feste dhe urimet për shtetin e Kosovës po vijnë nga kudo.

Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka uruar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Mesfushori nga Prishtina, nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram, ka uruar përvjetorin e Pavarësisë, duke kujtuar shumë veprimtarë të kombit.

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë!

Sot, ashtu si çdo ditë, kujtojmë dhe përulemi para luftëtarëve, intelektualëve, veprimtarëve, bijve dhe bijave të kombit tonë”, ka shkruar Xhaka në “Instagram”, derisa urimin e ka përcjellë me një fotografi me vëllain e tij Taulantin në një ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë para shumë vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat