Ademi: Ndonjëherë edhe ekipet e vogla dijnë të befasojnë

Futboll

Ademi: Ndonjëherë edhe ekipet e vogla dijnë të befasojnë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 13:47
Ademi: Ndonjëherë edhe ekipet e vogla dijnë të befasojnë

Skuadra e Dinamo Zagrebit do të ketë një detyrë të vështirë në turin e parë eliminator të Ligës së Evropës, ku do të përballet me Sevllën e favorizuar.

Kapiteni i skuadrës kroat Arian Ademi ka potencuar se ndonjëherë edhe skuadrat më të vogla dijnë të befasojnë.

“Të gjithë e nisëm shumë mirë këtë sezon.

Tre fitore në fillim, e tani e kemi më të lehtë përball Seviljës, kemi vetëbesim të madh. Është e vështirë të thuhet se çfarë do të ndodh, nëse vazhdojmë të punojmë dhe luajmë si më parë, titulli kampion nuk do të vihet në dyshim. Në letër, Sevilla është një favorit i madh, por ndonjëherë fitojnë edhe skuadra më të vogla. Shpresoj se do të dalim fitues”, tha mes tjerash Ademi.

Sevilja do të jetë nikoqire e ndeshjes së parë, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në “Maksimir” të Zagrebit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat