Premier League me sytë nga Tottenham

Futboll

Premier League me sytë nga Tottenham

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 12:41
Premier League me sytë nga Tottenham

Të shtunën, në “Etihad Stadium”, Manchester City pret në shtëpi Tottenham-in e Antonio Conte-s, në sfidën e javës së 26-të të Premier League.

Shumë diferenca në renditje midis të dyja skuadrave, por edhe në formë, me “citizens” të cilët po kalojnë një super formë, jo vetëm në “ishull”, por edhe në Champions League, ndërsa në krahun tjetër, Tottenham, po kalon një moment të errët, me tre humbje radhazi në kampionat.

Skuadra e Pep Guardiola-s vjen në këtë duel me një diferencë prej 9 pikësh nga vendi i dytë, Liverpool, ndërsa në “ishull” të gjithë janë pritje të një surprize nga londinezët, për të ndalur hapin e Manchester City-it.

Por, a është Tottenham, skuadra e duhur për të të ndalur City-n?

Statistikat tregojnë që jo, ashtu si forma e londinezve, pasi skuadrat jo vetëm kanë diferenca në renditje, por edhe në organikë dhe cilësi. Ekipi i Guardiola-s, nuk ka pësuar gol në tre ndeshjet e fundit dhe për më tepër është një makineri perfekte, me 11 gola të shënuar, ndërsa në krahun tjetër, Tottenham, vjen pas tre humbjeve në kampionat, me ekipin e Conte-s që krenohet me vetëm dy gola ndaj Southampton, ndërsa ndaj Wolves dhe Chelsea-t nuk e gjeti recetën e golit.

Në orët e fundit, Conte u shpreh se skuadra po vuan mungesën e cilësisë në përbërje, duke kritikuar edhe drejtuesit, pasi italiani deklaroi se pavarsisht lëvizjeve në janar skuadra e tij ka mbetur e “dobët”.

“Në vend që ta përforconim skuadrën, ne në letër e dobësuam atë. Bentancur dhe Kulusevski janë perspektiva ideale për ne sepse Tottenham po kërkon lojtarë të rinj, që mund të zhvillohen dhe rriten, jo lojtarë që janë gati. Kjo është çështja. Ky është vizioni dhe filozofia e klubit. Është e pashmangshme që nëse dëshirojmë të rritemi më shpejt dhe nëse duam të jemi konkurrues më shpejt, kemi nevojë për lojtarë me shumë përvojë, sepse ata gjithashtu rrisin nivelin e përvojës së ekipit në tërësi”-thksoi trajneri.

Në takimin e fazës së parë, në premierën e edicionit, Tottenham i shkaktoi humbjen skuadrës së Manchester City-t në Londër, por nga ajo sfidë shumë gjëra kanë ndryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat