Xavi reagon për fishkëllimat e tifozëve drejtuar Dembeles

Futboll

Xavi reagon për fishkëllimat e tifozëve drejtuar Dembeles

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 14:17
Xavi reagon për fishkëllimat e tifozëve drejtuar Dembeles

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka reaguar pas fishkëllimave drejtuar sulmuesit, Ousmane Dembele, shkruan Zeri.info.

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Napolit (1-1), në kuadër të Ligës së Evropës, lojtari francez gjatë tërë lojës është fishkëllyer nga tifozët.

Kjo si pasojë se 24-vjeçari kishte refuzuar rinovimin e kontratës me klubin gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që dëshironte rritje të pagës, gjë që për Barcelonën ishte e pamundur për shkak të krizës financiare.

I pyetur se si mund të ndikojnë fishkëllimat drejtuar Dembeles, Xavi tha se ai do t’i kthejë ato në duartrokitje.

"Nisur nga performanca e Ousmanes, ai do t’i shndërrojë ato në duartrokitje. Sepse në këtë ndeshje ai tregoi futbollin që njerëzit duan ta shohin. Ai do ta kthejë fishkëllimën në duartrokitje”, tha Xavi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat