Milot Rashica flet para ndeshjes me Liverpoolin

Futboll

Milot Rashica flet para ndeshjes me Liverpoolin

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 00:02
Milot Rashica

Milot Rashica ka thënë se ai dhe shokët e tij të skuadrës duhet të jenë 100 për qind të fokusuar në ndeshjen e së shtunës nëse ata dëshirojnë që të marrin rezultat pozitiv në Anfield. 

Norwich City do të luajë kundër Liverpoolit pas një starti të mirë më 2022 ku skuadra ka shënuar katër fitore nga gjashtë ndeshje të këtij viti. Megjithatë, “Kanarinat” u mposhtën herën e fundit nga Manchester City në Carrow Road dhe do të përballen me një skuadër të kalibrit të njëjtë këtë vikend, kurse Miloti thotë se skuadra duhet të marrë mësim nga ndeshja e kaluar.

“Ne e dimë çfarë skuadre e fuqishme dhe çfarë skuadre e mirë është Manchester City, por mënyra si ne pranuam disa gola ishte aq e lehtë dhe mendoj që ata përfituan nga gabimet tona”, tha Miloti. 

“Ne kemi mësuar nga kjo dhe ne do të vazhdojmë për shkak se ne e dimë këtë, kundër Liverpool, nëse ne bëjmë gabime sikurse ato, natyrisht, ata do të shënojnë gola. Kështu që ne duhet të përpiqemi që të fokusohemi në të gjitha ndeshjet dhe të përpiqemi që ta mbrojmë golin tonë me çdo gjë që mundemi dhe të përpiqemi që të shënojmë në sulm”. 

Norwich për momentin është në vendin e 18-të në Premier Ligë, katër pikë më pak nga zona e sigurisë. Megjithatë, me 14 ndeshjet që janë për këtë sezon, Miloti thotë se është më rëndësi që skuadra të shikojë aspektet pozitive në çdo ndeshje dhe të marrë sa më shumë pikë. 

“Ne e dimë sa është e vështirë të luash në Liverpool, por ne nuk do të dorëzohemi”, tha ai. “Ne do të përpiqemi dhe të shkojmë atje dhe të japim çdo gjë dhe shpresoj që të kthehemi në shtëpi me rezultat pozitiv”. 

“Ne nuk kemi asgjë për të humbur, kështu që ne duhet të përpiqemi që të fitojmë në çdo ndeshje dhe të fitojmë sa më shumë pikë që ne mundemi. Ne e kemi treguar që ne mundemi pasi që ne kemi pasur disa ndeshje të mira dhe mendoj që ne kemi nevoj që të punojmë shumë në ditët që do të vinë”. 

Miloti ka folur për faqen zyrtare të klubit pasi që pati një sesion për autograme me fansat e klubit të Norwich City në London Street. Ai tha se ishte shumë i kënaqur që u takua me fansat dhe dha autografe derisa ata e kanë mirëpritur atë prej që ai arriti nga Werder Bremeni në verë, ku ata kanë kënduar emrin e tij në disa lojëra. 

“Ishte më të vërtetë mirë që më pritën këta njerëz për t’iu dhënë nënshkrime”, tha ai. “Ne i kemi ata në ekran por nuk mund të jemi afër tyre, por ne arritëm që të bëjmë disa fotografi dhe të japim disa autograme dhe çdo gjë shkoi mirë”. “Mbështetja e fansave për mua dhe me motivon në punë dhe do të jap gjithçka për ta. Kështu që, tani varët nga ne – lojtarët – ku do të përpiqemi që të bëjmë gjithçka që ata e meritojnë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat